Ja sa para marrin futbollistët shqiptarë në botë

Duke qenë se vijnë nga një vend si Shqipëria, me një futboll jo edhe aq të zhvilluar, natyrisht që kjo gjë do të ndikojë edhe te xhepat e çdo lojtari, në rastin kur këta nënshkruajnë kontratat e tyre.

Kështu, nga 11 shqiptarët e Serisë A, Lorik Cana është ai që e ka rrogën më të lartë. Kapiteni i Shqipërisë paguhet 1 milion e 700 mijë euro neto në sezon te skuadra e Lacios dhe është ndër lojtarët më të paguar. Vetëm Miroslav Klose (2.1 mln euro), Mauro Zarate (2.1 mln euro) dhe braziliani Hernanes (1.8 mln euro) paguhen më shumë sesa mbrojtësi kuqezi. 

Pas Canës, për sa i përket pagesës ndër lojtarët shqiptarë, vjen Valon Behrami. Mesfushori me tipare shkatërruese i Napolit (luan edhe si mbrojtës) paguhet 1 milion e 400 mijë euro neto në sezon.

Edhe shqiptaro-zvicerani është ndër më të paguarit e skuadrës napolitane, ndërsa 400 mijë euro më pak, pra 1 milion euro është rroga sezonale e Blerim Xhemailit. Tetovari u largua nga Parma para dy sezonesh, pikërisht për ofertën më të mirë që mori nga presidenti i Napolit, De Laurentis. 

Pas treshes së podiumit, në distancë të madhe vijnë Sotiris Ninis (Parma) me 480 mijë euro në sezon, Panajot Kone (Bolonja) me 380 mijë euro, Samir Ujkani (Palermo), i cili në bazë të kontratës së re të firmosur në fillim të këtij sezoni përfiton 350 mijë uro (270 mijë euro më shumë sesa te Novara), Migjen Basha (Torino) e Përparim Hetemaj (Kievo) me nga 300 mijë euro secili, Erjon Bogdani (Siena) me 250 mijë euro dhe Shkodran Mustafi (Sampdoria) me 200 mijë euro. 

Madje ky i fundit është ndër më pak të paguarit te Sampdoria. Vetëm Falkone (100 mijë euro) merr më pak se mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane. Ndërkohë, nuk ka të dhënë ende për Paolo Sokolin (Xhenoa), pasi mbrojtësi luan ende pjesën më të madhe të kohës me skuadrën e të rinjve. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button