SPGM dhe ShGM: Largimi nga puna i gazetarëve nuk guxon të jetë masa e parë për menaxhim me krizën

Sindikata e pavarur i gazetarëve dhe punonjësve mediatikë (SPGM) dhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) ashpër e dënojnë vendimin e punëdhënësit “Net media Grup ShPKNJP”, i cili i posedon portalet e internetit “Llokallno” dhe “Standard”, për të liruar nga puna të paktën pesë gazetarë, një pjesë e tyre të punësuar përkohësisht, e disave t’ua ndërpres kontratat për punë honorar, njofton Portalb.mk.

“Megjithëse ky hap justifikohet me krizën e shkaktuar nga koronavirusi, largimi nga puna i gazetarëve duhet të jetë hapi i fundit, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të mediave në një kushte të urgjencës. Ky veprim është i çuditshëm veçanërisht për faktin që qeveria ka shpallur një sërë masash për median, të cilat, ndër të tjera, janë të kushtëzuara me mos largim nga puna e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë ndërsa masat e jashtëzakonshme janë ende në fuqi”, thuhet në komunikatë.

SPGM dhe ShGM i bëjnë thirrje punëdhënësit që të rishqyrtojë këtë vendim i cili në shikim të parë është i nxituar, për shkak se sipas masat të qeverisë minimumi që mund të ofrojë është paga minimale e garantuar.

“Në të njëjtën kohë,  konsiderojmë që praktika e pronarët të kërkojnë nga gazetarët dhe punonjësit e mediave, të cilët kanë kontrata të vlefshme, për nënshkruar ndërprerje të punës me marrëveshje është i palejueshëm dhe i papranueshëm. Ajo u shkakton dëm të drejtpërdrejtë punonjësve dhe u sugjerojmë se ofertat e tilla duhet të refuzohen menjëherë”, thuhet më tutje në komunikatë.

ShGM dhe SPGM janë të prerë se ky shembull ka ndikim të keq në imazhin e përgjithshëm dhe tregon se media dhe gazetarët janë të parët që preken nga kriza ekonomike. Në të njëjtën kohë, ata kanë frikë se ky rast mund të shkaktojë “efekt domino” dhe të inkurajojnë negativisht mediat e tjera për të ndërmarrë një hap të tillë.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button