fbpx

Zeqiri: Le të dalin edhe shqiptarët në protesta!

Pse BDI e përkrah VMRO lidhur me buxhetin kur dihet botërisht se ky buxhet është diskriminues. Kështu shprehet deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare , Izet Zeqiri sonte në lidhje me miratimin e buxhetit nga Qeveria.

“Duhet bashkërisht edhe shqiptarët të protestojnë lidhur me buxhetin ashtu si kritikojnë për shpenzimin e parave për përmendore” thekson ai.

Sipas tij, kot mundohet Qeveria të suspendon Parlamentin, dhe këtë gjë sipas tij, nuk duhet ta lejojmë.

“Deputetët kanë të drejtë në komisione ose plenumin e tyre të bëjnë ndryshime, të paraqesin amendamente (përmirësime ) në propozim buxhetin e Qeverisë” shprehet Zeqiri.

“Qeveria e dorëzon propozimin e Buxhetit deri te Kuvendi më së voni deri në mesin e muajit nëntor. Propozimi i Buxhetit shqyrtohet nëpër komisionet kuvendore dhe pas mbarimit të më së paku 20 ditëve nga dita e dorëzimit deri te Kuvendi, deputetët në seancën e Kuvendit e miratojnë Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, me një shumicë të thjeshtë. Buxheti i Republikës së Maqedonisë si dhe buxhetet e fondeve, botohen në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” sqaron Zeqiri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button