Deri sot përgjigje nga bankat pas kërkesës për hua prej 400 milionë eurosh nga eurobondi

Bankat komerciale tek të cilat është dorëzuar kërkesa për shprehjen e interesimit për huan në eurobond në vlerë prej 400 milionë eurosh duhet sot të japin përgjigje.

Këtë dje e paralajmëroi ministrja e Financave, Nina Angelovska në pres konferencë në të cilën i paraqiti skenarët themelorë për ballafaqimin me pasojat e krizës.

“Kërkesa e cila është dërguar për 400 milionë euro, plus mjete shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore në vlerë prej 200 milionë euro bëjnë të flasim për pako prej 600 milionë eurosh.  Eurobondi në vlerë prej 500 milionë eurosh për financim të rregullt dhe normal të Buxhetit me deficit prej 300 milionë eurosh duhet të lëshohet nga fundi i vitit. Tani themi se këto 500 milionë euro, që duhej të sigurohen në tremujorin e katërt, sigurohen më herët dhe flasim për 600 milionë euro apo për 100 milionë euro plus, që nuk do të thotë se aq para do të shpenzohen dhe për aq do të rritet ana e shpenzimit”, deklaroi ministrja.

Sipas asaj, kjo do të thotë se rritja e nevojës për financim varet nga ajo sa do të bien dhe ulen të ardhurat.

Për të është reale të flitet  për lëshimin e eurobondit me vlerë më të madhe se 500 milionë euro që do të varet nga ajo cili nga tre skenarët do të realizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button