Kaos para Parlamentit, opozita do të kalojë natën aty

Në “Zhena Park” sonte janë vendosur tendat ku qytetarët dhe opozita do te qëndrojnë dhe do ta kalojë natën duke protestuar që nesër të mos votohet buxheti për të cilin ata theksojnë se bëhet në mënyrë te dhunshme dhe jashtë te gjitha procedurave.

Buxheti do të kursejë vetëm 3 milionë euro.  Qeveria ka pranuar 44 amendamente të gjithsej 1.225 të parashtruara nga opozita, prej të cilave 33 janë të LSDM-së, 6 janë të RDK-së dhe 5 janë të PDSH-së.

Në tubimin për kursime në buxhetin e 2013-ës vazhdimisht janë duke u bashkangjitur një numër i madh qytetarësh ndërsa i njëjti është i siguruar nga forcat policore. 

Portalb u mundua disa herë të kërkojë qëndrim nga zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani por ai nuk u përgjigj.

Portalb ka realizuar disa analiza ekonomike për atë se çfarë përmban buxheti i këtij viti. Duke u nisur nga ajo që: Nuk ka para për projektet shqiptare, përdoret si karrem për të fituar zgjedhjet si dhe se pa mbaruar projektet e vjetra, kërkojnë para për të rejat.

Para parlamentit janë lideri i opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski, Ljupço Georgievski, Andrej Zhernovski, Fiat Canoski, Tito Petkovski dhe të tjerë të cilët para ndërtesës së parlamentit bashkë me qytetarët do ta kalojnë natën.

“Mesazhi u është dërguar të gjithëve në Maqedoni të cilët kanë dëshirë të na bashkëngjiten. Qeveria e di që ka kundërshtar i cili do të qëndrojë deri në fund. Nesër merrni çfarë keni për të fishkëlluar dhe ejani në 8 e gjys para Parlamentit” tha Cërvenkovski.

Nga ana tjetër nga Qeveria VMRO-BDI kanë lëshuar një komunikatë ku thuhet se buxheti është votuar në bazë të të gjitha procedurave të rregullta. 

“Qeveria punon dhe sillet në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, në pajtim me ligjet dhe në interes të qytetarëve” shkruhet në komunikatën e Qeverisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button