Gjuriq: Viktima e parë nga virusi korona në mjediset serbe në Kosovë

Një pacient i infektuar me koronavirus nga Leposaviqi, në veri të Kosovës, ka vdekur pas transferimit për trajtim të mëtutjeshëm në Nish të Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas tij, bëhet fjalë për një burrë, i lindur në vitin 1973, i cili ka pasur probleme me veshkat dhe ka qenë në dializë në spital të Mitrovicës së Veriut, transmeton REL.

Në Kosovë deri më tash janë konfirmuar 128 persona të infektuar me koronavirus, prej të cilëve tre vijnë nga mjediset serbe, por janë të regjistruar në evidencën zyrtare të Qeverisë së Serbisë.

Me viktimën që ka konfirmuar Gjuriq, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë, është rritur në dy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button