Daciq: Do të lobojmë te vendet islamike mos ta pranojnë Kosovën

Kryeministri serb Ivica Daciq ka thënë se Serbia nuk guxon të vendoset në situatë “mos të mundet as para as pas” sa i përket çështjes së Kosovës. 

Ai për televizionin serb Tv Prva ka thënë se Beogradi e ka patjetër me urgjencë të dërgojë emisarë në shtetet të cilat ende nuk e kanë pranuar Kosovën, që mos të ndodhë si me Pakistanin e cila e pranoi atë. 

“Serbia do të ketë pasoja të mëdha në qoftë se Kosovën e pranon edhe Egjipti, pas Islamabadit. Nuk e di a jemi të vetëdijshëm se jemi në një situatë të humbur. Pakistani e pranoi Kosovën, a merret dikush me vendet të cilat ende nuk e kanë pranuar atë?” ka potencuar Daciq.

Ai për televizionin serb Tv Prva ka thënë se Serbia duhet të shkojë përpara ndërsa aderimi në Bashkimin Evropian për të nuk ka dilema dhe para dilemës BE ose Kosovë ai si dhe qytetarët e Serbisë do të kishin zgjedhur Kosovën.

“Por nëse tani themi se nuk duam në BE por e duam Kosovën, ne në këtë mënyrë nuk do ta kthejmë Kosovën” thotë Daciq. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button