RMV, Vazhdojnë dënimet për qytetarët që nuk respektojnë masat kundër virusit korona në RMV

Prokuroritë publike themelore në Maqedoninë e Veriut kanë propozuar dënime për qytetarët që vazhdojnë të mos respektojnë rekomandimet në luftën kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Neni 206, dënon qytetarët që nuk respektojnë rekomandimet mjekësore në kohën e epidemisë.

Kështu, Prokuroria themelore publike – Prilep propozoi dënim për dy qytetarët, bazuar në nenin 206, paragrafi 1 nga Kodi Penal. Njëri nga qytetarët nuk kishte respektuar masat e izolimit shtëpiak, kështu propozim-dënimi arrin vlerën prej 3 mijë euro. Qytetari tjetër akuzohet se nuk ka respektuar orën policore, prandaj kërkohet dënim në vlerë prej 2 mijë euro.

Prokuroria themelore publike – Radovish kërkoi dënimin e 11 qytetarëve për mosrespektim të masave të Qeverisë për parandalimin e virusit korona. Të akuzuarit dyshohen për mosrepsktimin e orës policore. Ndaj tyre propozohet  100 dënime ditore.

PTHP-Kavadarci ka propozuar dënimin e 20 qytetarëve, të cilët nuk kanë respektuar orën policore. Prokuroria ndaj tyre propozoi dënime në vlerë 800 euro.

Prokuroria themelore publike – Shtip ka propozuar dënim për qytetarin 32 vjeçar për shkak mosrespektimit të orës policore. Prokuroria propozoi që qytetari të dënohet me 2 mijë euro.

Gjithashtu Prokuroria themelore publike – Shkup për 43 qytetarët propozoi dënim në të holla, pasi akuzohen për mosrespektim të masave të Qeverisë së RMV-së për parandalimin e virusit korona.

Ndryshe, një paciente 65-vjeçare nga Shkupi me probleme shëndetësore me mushkëritë e bardha, tension të lartë të gjakut dhe diabet është viktima e radhës nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në konferencën e rregullt për shtyp ai tha se në 24 orët e fundit ka 25 raste të reja me virus korona, me çka numri i përgjithshëm arriti në 354 persona të infektuar.

LEXO: RMV, U publikuan rezultatet e qytetarëve që ndërruan jetë në Strugë, Ohër dhe Manastir
LEXO: Filipçe: Një paciente 65-vjeçare ka ndërruar jetë nga virusi korona, gjithsej numri i të infektuarve ka arritur në 354
LEXO: Dënim për 43 shkupjanë që nuk respektuan masat kundër virusit korona, propozoi Prokuroria
LEXO: Dënimet për qytetarët që nuk i respektuan masat e Qeverisë arritën mbi 4 mijë euro, kryeson Manastiri
LEXO: RMV, Prokuroria kërkon të gjobitet me 5000 euro qytetari nga Shtipi që nuk respektoi vendimin për vetë izolim
LEXO: Dyshohet se gruaja nga Struga që ndërroi jetë nga koronvirusi, nuk ishte pranuar në spital, Prokuroria heton rastin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button