U anulua Wimbledon për shkak të virusit korona

Turneu i tenisit në Britani të Madhe, Wimbledon është anuluar për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore, për shkak të pandemisë me koronavirus, transmeton REL.

Ky organizim ishte planifikuar të zhvillohej nga 29 qershori deri më 12 korrik.

Edhe turne tjerë të tenisit në botë, nuk do të mbahen deri më të paktën 13 korrik.

Wimbledon është ngjarja ma e madha sportive që është anuluar, bashkë me Kampionatin Evropian të Futbollit 2020 dhe Lojërat Olimpike Verore të Tokios, pas përhapjes së virusit.

Lajmi për Wimbledon vjen pas anulimit të turneut, French Open, i cili ishte planifikuar të mbahej në muajin maj, mirëpo është shtyrë për muajin shtator.

“Ky është një vendim që nuk e kemi marrë lehtë, dhe kemi vepruar duke marrë parasysh shëndetin publik dhe mirëqenien e të gjithë atyre që e kanë bërë të mundur Wimbledonin”, ka thënë Ian Hewitt, udhëheqës i klubit të tenisit në Britani.

Deri më tani në Britani është raportuar për 29,842 persona të infektuar dhe 2,356 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button