RMV, U publikuan rezultatet e qytetarëve që ndërruan jetë në Strugë, Ohër dhe Manastir

Ministria e shëndetësisë në RMV raportoi sot për rezultatet e pacientëve që kishin ndërruar jetë ditë më parë në Strugë, Ohër dhe në Manastiri, transmeton Portalb.mk.

“MSH-ja informoi se janë gati rezultatet nga dy personat tek të cilët janë marrë mostrat pas vdekjes për testin e virusit korona”, deklarojnë nga MSH-ja.

Testimi i të ndjerit nga Manastiri ishte bërë në ditën e vdekjes nga Qendra për shëndet publik – Manastir, dhe ishin dërguar për analizë në Shkup.

“Mashkulli i moshës 66 vjeçare, që kishte ndërruar jetë më 30 mars derisa ishte në izolim shtëpiak në Manastir, është negativ në virusin korona”, deklarojnë nga MSH-ja, për qytetarin i cili pasi ishte kthyer nga Anglia, ishte futur në izolim shtëpiak dyjavor, izolim që mbaronte më 30 mars.

Rezultat të njëjtë negativ kishte edhe lehona 37 vjeçare nga Ohri, e cila kishte ndërruar jetë në Klinikën gjinekologjike – Shkup.

Sot, gjithashtu u konfirmuar se e ndjera nga Labunishta e Strugës, tek e cila ishte marrë mostra për analizë pas vdekjes, rezultoi  pozitiv.

Ndryshe, një paciente 65-vjeçare nga Shkupi me probleme shëndetësore me mushkëritë e bardha, tension të lartë të gjakut dhe diabet është viktima e radhës nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në konferencën e rregullt për shtyp ai tha se në 24 orët e fundit ka 25 raste të reja me virus korona, me çka numri i përgjithshëm arriti në 354 persona të infektuar.

LEXO: Filipçe: Një paciente 65-vjeçare ka ndërruar jetë nga virusi korona, gjithsej numri i të infektuarve ka arritur në 354

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button