Adelina Tahiri përqesh Lorin, për pak të rrihen

Konfliktet mes këngëtarëve të skenës shqiptare gjithmonë kanë ekzistuar, qofshin ato dhe debate verbale. Një i ngjashëm ka ndodhur ditën e hënë gjatë xhirimeve të televizionit “Alsat” në Shkup për festat e fundvitit, në mes këngëtareve Adelina Tahiri dhe Loreta Kaçka, e njohur nga të gjithë si Lori shkruan Bluetooth.

E gjitha është bërë për shkak të akuzave që Lori ka hedhur ndaj Adelinës, duke i thënë se gjatë performancës së saj në skenë ajo dhe e ëma e saj e kanë përqeshur me mimika.

Këto akuza i kanë hedhur poshtë Adelina dhe e ëma e saj, duke thënë se nuk është e vërtetë se e kanë përqeshur atë. Debati për pak ka kaluar në konfrontim fizik, për shkak të tensionit të lartë dhe mënyrës së debatit, por ndërhyrja e kolegëve të tjerë ka qetësuar gjakrat. 

Adelina Tahiri

/albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button