fbpx

Ministria për Drejtësi e miratoi donacionin për ASHVM për mediat

Servisi publik radiodifuziv, Radio Televizioni Maqedonas dhe 46 radiodifuzerë tjerë privat me siguri do të fitojnë paratë nga donacioni i premtuar nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike nga përhapja e koronavirusit pasi Ministria për Drejtësi, hapin e ASHVM-së e vlerësoi si çështje e interest publik. Mendim pozitiv për donacionin për radiodifuzerët e rregullatorit mediatik paraprakisht ka dhënë edhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Drejtori i ASHMAA-së, Zoran Trajçevski për “Meta.mk” konfirmoi se në llogaritë e 46 televizioneve dhe radiove, si dhe të Ministrisë për Punë të Brendshme dhe Ministrisë për Shëndetësi, do t’i paguajnë mjetet e premtuara nga donacioni. Në grupin e pare të mediave bën pjesë Servisi Publik Radiodifuziv, RTM-ja, televizionet nacionale private, si dhe radiodifuzerë të tjerë lokal dhe rajonal.

Si janë nënshkruar marrëveshjet për donacion me radiodifuzerët, ashtu ASHMAA-ja i ka parashtruar për miratim në Ministrinë për Drejtësi. Trajçevski pret më së shumti deri në fund të javës Ministria t’i miratojë marrëveshjet dhe 51 radiodifuzerët tjerë, kurse pastaj menjëherë të paguhen mjetet.

Në transhën e tretë do të mbesin rreth 12 radiodifuzerë më të vegjël, të cilët për shkaqe të ndryshme, deri tani nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje për donacion me ASHVM-në. Shuma totale e donacioneve për të gjitha këto media është relativisht e vogël rreth 200 mijë denarë. Trajçevski thotë që mbesin të hapur për të nënshkruar për donacion edhe me media tjera.

Përndryshe, Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike, më 23 mars vendosi t’u ndihmojë mediave që më lehtë të përballet me pasojat e pandemisë me koronavirusin. Sipas atij vendimi, ASHMAA duhet të ndajë rreth 1,7 milionë euro, nga të cilat 1,2 milionë euro për radiodifuzerë privat dhe gjysmë milion për servisin publik radiodifuziv, Radio Televizioni i Maqedonisë.

“Këto mjete ndahen për mbrojtjen e punonjësve të tyre nëpërmjet blerjes së mjeteve mbrojtëse, për shpenzime lidhur me prodhimtari, blerje dhe emitim të programit, për sanim të pasojave negative mbi punën e tyre ekonomike për shkak të koronavirusit dhe mundësim të funksionimit të papenguar”, sqaronte ASHMAA-ja.

Me këtë donacion, rregullatori i radiodifuzerëve ua kthen kompensimin për emetim radioteleviziv për vitin 2019 dhe 2020, të zvogëluar për shumën për TVSH. Në këtë bazë Agjencia do ta kthejë pak më shumë se një milion euro. Derisa, radiodifuzerët të cilëve kompensimi vjetor u maturon pas miratimit të vendimit për donacion ose deri në fund të vitit 2020, Agjencia nuk do ta faturojë inkasimin për emetim, përveç shumën e përllogaritur të TVSH-së të shumës totale të kompensimit vjetor. Në këtë bazë, Agjencia do të heq dorë prej rreth 130 mijë euro.

“Me të gjitha subjektet, Agjencia do të nënshkruajë marrëveshje për donacion që do të hyjnë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga ana e palëve kontraktuese, kurse do të aplikohen pas mendimit pozitiv të pranuar për interesin publik nga ana e  Ministrisë për Drejtësi”, sqaron rregullatori mediatik.

Në fund, ASHMAA shpreson që me masë do të lehtësohet puna e radiodifuzerëve dhe do të mundësohet funksionim i tyre i papenguar dhe në të njëjtën kohë edhe një herë u bën thirrje të gjitha mediave të raportojnë në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi dhe t’i sigurojnë publikut informata të sakta, objektive dhe me kohë.

Çështjen për ofrim të ndihmës për mediat gjatë kohës së krizës me pandeminë e koronavirusit e shtruan organizatat e gazetarëve, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e pavarur të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik.

Kah mesi i muajit mars, të dy organizatat, nëpërmjet një komunikate të përbashkët, i kanë bërë thirrje qeverisë të miratojë masa urgjente për lehtësim të punës së mediave në kushte të pandemisë së koronavirusit. Dy organizatat gazetareske kanë pohuar që analizat e tyre tregojnë që mediat dhe gazetarët kanë nevojë të përkrahen financiarisht.

“Të ndahen mjete financiare për punonjës në lartësi të pagës minimale, ose të gjitha mediat të çlirohen nga pagesa e kontributeve në dy muajt e ardhshëm. Njëkohësisht kërkojmë prolongim prej dy muajve të pagesës së TVSH-së në firmat të cilat merren me veprimtari mediatike”, theksohet në komunikatën e përbashkët të SHGM-së dhe SPGPM-së dhe shtohet që pas dy muajve duhet të bëhet vlerësim i ri i situatës nëse ka nevojë të vazhdohen masat.

Ata konsiderojnë se ndihma e qeverisë duhet t’u ndihmojë mediave më lehtë ta tejkalojnë këtë periudhë të vështirë kur kompanitë kanë gjithnjë e më pak mjete për shpallje në mediat. Sipas tyre, ndihma duhet t’u jepet vetëm mediave që nuk do të lëshojnë gazetarë dhe punonjës mediatik nga puna derisa zgjasin masat.

Përndryshe, qeveria dha përgjigje pozitive për kërkesën e organizatave të gazetarëve për subvencionim të mediave gjatë krizës. Kryeministri Oliver Spasovski, ka bërë të ditur se masat  e reja do t’i përfshijnë edhe mediat, megjithatë ende nuk janë të njohura detajet me cilat kushte qeveria në dy muajt e ardhshëm do të subvencionojë paga minimale për gazetarët dhe punonjësit mediatik.

“Meta.mk” ka shkruar që detajet për subvencionim të pagës minimale të sektorit privat do të përkufizohen me urdhëresë të veçantë të Qeverisë. Gjithashtu, për momentin nuk është e njohur, sa mjete nga ato 200 milionë euro për masat e reja, do të jenë të dedikuara për mediat.

Subvencionim i pagës minimale për gazetarë dhe punonjës mediatik është paraparë edhe në masat e LSDM-së për ballafaqim me krizën me korona virusin të cilat janë publikuar javën e kaluar.

Naser Selmani

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close