Dënim për 43 shkupjanë që nuk respektuan masat kundër virusit korona, propozoi Prokuroria

Prokuroria themelore publike – Shkup për 43 qytetarët propozoi dënim në të holla, pasi akuzohen për mosrespektim të masave të Qeverisë së RMV-së për parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Neni 206, dënon qytetarët që nuk respektojnë rekomandimet mjekësore në kohën e epidemisë.

Ata akuzohen se nuk kanë respektuar orën policore, prandaj nda qytetarëve është propozuar dënime në vlerën prej 2 mijë euro.

Një paciente 65-vjeçare nga Shkupi me probleme shëndetësore me mushkëritë e bardha, tension të lartë të gjakut dhe diabet është viktima e radhës nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në konferencën e rregullt për shtyp ai tha se në 24 orët e fundit ka 25 raste të reja me virus korona, me çka numri i përgjithshëm arriti në 354 persona të infektuar.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

LEXO: Filipçe: Një paciente 65-vjeçare ka ndërruar jetë nga virusi korona, gjithsej numri i të infektuarve ka arritur në 354
LEXO: Dënimet për qytetarët që nuk i respektuan masat e Qeverisë arritën mbi 4 mijë euro, kryeson Manastiri
LEXO: RMV, Prokuroria kërkon të gjobitet me 5000 euro qytetari nga Shtipi që nuk respektoi vendimin për vetë izolim
LEXO: Dyshohet se gruaja nga Struga që ndërroi jetë nga koronvirusi, nuk ishte pranuar në spital, Prokuroria heton rastin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button