Rama: Në kohë lufte njerëzit kanë qëndruar edhe 3 javë pa ngrënë

Në një intervistë ekskluzive me skype për Ora News, kryeministri Edi Rama foli për pagesën minimale që qeveria ka parashikuar pas mbylljes së vendeve të punës për shkak të masave ndaj Covid-19 në vend, transmeton OraNews.

Rama u shpreh se i gjithë fokusi i asaj që ai e quan luftë, duhet të jetë rezistenca në mënyrë që të mbahet fryma gjallë.

Rama: Luftën do të bëjmë duke u fokusuar tek ekzistenca. Pra mjetet për të mbetur në ekzistencë, për të mbajtur frymën gjallë.

Leftion Peristeri: Do ta mbajnë frymën gjallë me 26 000 lekë?

Rama: Mos bëj llogari që nuk i bën dot ti dhe as ata që nuk e kanë problem ekzistencën dhe që i bëjnë llogaritë me vetën. Këto llogari na i lini ne që jemi në ditë-natë në pikë të hallit. Nuk ta shpjegoj do të ty këtë, dhe nuk ua shpjegoj dot atyre që si ty nuk kanë jetuar në këtë formë. 

Por ndryshe nga ty, unë e di mirë këtë që them sepse jam me mish dhe shpirt pranë atyre që disa u qajnë hallin, por nuk janë pranë tyre fare. Ata janë falënderues, janë mirëkuptues dhe janë të garantuar se nuk do të vdesin për bukë. Me 26, 36, apo 66, është një gjë që në kohë lufte nuk diskutohet mes atyre që nuk e kanë këtë hall, por diskutohet mes atyre që e kanë këtë halle dhe atyre që u duhet ta adresojnë. Në kohë lufte njerëzit kanë qëndruar edhe 1 javë, 2 javë dhe 3 javë pa ngrënë. 

Këtu nuk bëhet fjalë për të shkuar në këto ekstreme. Mund të shkojmë në këto ekstreme si vend nëse harrojmë se kush jemi, në harrojmë se nuk jemi si Amerika, që jemi një shtëpi e vogël me mundësi të kufizuara në lagjen më të vogël të Evropës. Dhe nëse lëshohemi hajde sot për sot se nesër ka perëndia. Mund të përfundojmë aty se na shpërthen i gjithë zinxhiri i bombave të armikut, por na shpërthen edhe buxheti, se është sikur të thotë një qytet i thjeshtë që po marr borxh që të kaloj nga një apartament në një kështjellë dhe në fund nuk ka as apartamentin dhe as kështjellën dhe as mendtë në kokë.

Kryeministri sqaroi po ashtu se fondet që do të merren nga kompanitë duhet të korrespondojë me numrin e punonjësve të regjistruar, përndryshe nuk merret dot.

Rama: Çdo fond i marrë duhet të korrespondojë me numrin e punonjësve të regjistruar, përndryshe nuk funksionon fondi nuk e merr dot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button