Tetovë: Panairi i librit do të mbahet deri të martën

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, lajmëron se Panairi i librit në Tetovë do të vazhdojë të mbahet deri me datë 25 dhjetor, e martë.

Panairi mbahet në Qendrën Tregtare ILIRIA CENTER, e cila gjendet në sheshin e qytetit të Tetovës

Panairi i librit shqip në Tetovë tani më veç ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar në këtë mënyrë dukshëm interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva.

Shpresojmë që Tetovarët këto ditë të na befasojnë me vizitueshmëri dhe të tregojnë më shumë interes për libra. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button