Deri në maj do të analizohet zbatimi i ligjit për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje

Një ekspert i angazhuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime të projekteve (UNOPS) duhet, deri në fund të majit, të përgatisë një analizë mbi zbatimin e Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, me theks të veçantë në dokumentet përkatëse ndërkombëtare dhe një analizë të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. (GjEDNj) në Strasburg, njoftoi Ministria e drejtësisë. Në analizën e hartuar do të përfshihen rekomandime përkatëse.

Ministria e drejtësisë për “Meta.mk” theksojnë se pas përgatitjes së analizës dhe versionit fillestar të ndryshimeve ligjore, në këtë ministri do të fillojë të funksionojë grupi i punës i cili, në bazë të rekomandimeve dhe sugjerimeve të ekspertëve do të marrë qëndrim për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ligjin. Ndër çështjet më të rëndësishme që duhet të merren parasysh është mundësia e heqjes së veprës penale nga ligji aktual, si dhe përcaktimi i masës së dëmeve të ardhshme që do të përcaktoheshin në rastet e shpifjeve.

– Grupi i punës, i cili që do të punojë për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit, do të përbëhet nga përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve, gjykatësve, përfaqësues të shkencës dhe përfaqësues të Ministrisë së drejtësisë – theksojnë nga kjo ministri.

Ministria thotë se afatet për hartimin dhe miratimin e ligjit të ri do të varen nga zhvillimi i ngjarjeve që lidhen me koronavirusin në vendin tonë. Sidoqoftë, ndryshimet në ligjin ekzistues për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje do të bazohen në një analizë të praktikës së GjEDNJ dhe praktikave krahasuese demokratike.

Rishikimi i legjislacionit të Maqedonisë në fushën e fyerjes dhe shpifjes është një nga rekomandimet kryesore të raportit Rajnhard Pribe dhe prioritetet urgjente të reformave që duhet të zbatohen në fushën e mediave dhe lirisë së shprehjes. Nga Ligji aktual për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje duhet të përjashtojë rastet e “nderit”, “dinjitetit” dhe “fyerjes”, të cilat janë nxiten në përputhje me përcaktimin ligjor të fyerjes, ndërsa bien jashtë objektit të përcaktimit të fyerjes në kuptimin e nenit 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button