Situata në Parlament bëhet dramatike

Derisa deputetët e opozitës i kalojnë orët pranë sallës 1 në Parlament, me tentim për të ndaluar të ashtuquajturën puç qeveritar duke u munduar të përvjedhë buxhetin në seancën plenare të së nesërmes, situata politike shkon e bëhet më dramatike.

Nga LSDM sot lajmëruan se do mbesin në Parlament, nëse është nevoja me ditë të tëra vetëm me qëllim që ti ndalojnë qëllimet e qeverisë. Partia për sot në ora 19.00 ka caktuar seancë urgjente të bordit qendror, bashkë me partnerët e koalicionit.

“Ne jemi të gatshëm, kemi mandat, kemi detyrë dhe do vazhdojmë deri në fund. Nëse qytetarët, i tërë shteti paguan çmim të madh dhe sakrificë nga ky regjim i Nikolla Gruevskit, në jemi të gatshëm ta bartin përgjegjësinë  për çmimin dhe sakrificën më të lartë. Dhe për shkak të këtyre arsyeve, nëse nuk largohen nga ky skenar, ne nuk tërhiqemi nga parlamenti”  tha Igor Ivanovski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, i cili e cilësoi kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski si autor i skenarit për kontrabandë, spiunim dhe sjellje të paligjshme të buxhetit.

Në ndërkohë, fronti i porsaformuar për mbështetje të qeverisë, për nesër paralajmëroi protesta.
Mirëpo, nga Plusinfo mësojmë se në më shumë qytete shtabet e partive opozitare bëjnë presion qendrës që edhe ata të organizojnë protestë para parlamentit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button