RMV, Motra medicinale nga Kumanova e infektuar me virusin korona ka shkuar në punë, nuk i ka ndjerë simptoma

Një motër medicinale nga Kumanova ka qenë e infektuar me virusin korona, edhe pse ka shkuar në punë dhe nuk ka ndjerë asnjë simptomë. Për këtë informoi sot, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se gjatë ditës së djeshme, motra medicinale ka pasur ngritje të temperaturës, njofton Fokus, transmeton Portalb.mk.

“Ajo është nga Kumanova dhe ka punuar në Klinikën e Pulmologjisë. Motra medicinale mbrëmë ka ndjerë temperaturë të ngritur trupore dhe pasi i është bërë test, është konstatuar se është pozitiv me virusin korona. Përderisa ka shkuar në punë, ka qenë pajisje të plotë mbrojtëse, maskë dhe doreza”, tha Filipçe.

Ndërkohë, sot është viktimë nga virusi korona, ndërsa në 24 orët e fundit ka 25 raste të reja me virus korona, me çka numri i përgjithshëm arriti në 354 persona të infektuar.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button