Klinika e Gjinekologjisë: Një lehonë 37-vjeçare nga Ohri ndërroi jetë

Një paciente shtatzënë 37 vjeçare nga Ohri, ka ndërruar jetë mbrëmë vonë në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, e cila dje pasdite është sjellë në Shkup me automjet të ndihmës së shpejtë në gjendje febrile me fetus të vdekur në bark, njofton Fokus, transmeton Portalb.mk.

Kumtesa e plotë e Klinikës së Gjinekologjisë:

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë mbrëmë vonë, në ora 22, ka ndërruar jetë një paciente në moshë 37-vje[are nga Ohri, lehona e cila dje pasdite është sjellë në Shkup me automjet të Ndihmës së Shpejtë në gjendje të lartë febrile (temperaturë të lartë mbi 39 gradë) dhe me fryt të vdekur.

Pacientes menjëherë i është bërë laborator i plotë dhe është marrë mostër për COVID-19. Mjekët në mënyrë operative e kanë nxjerrë frytin, ndërkaq nga barku i nënës i është nxjerrë qelb. Arsye e mundshme për febrilitetin është gjendja spetike e pacientes, por testi duhet që të konstatojë ose hedhë poshtë praninë e virusit korona.

Gjatë kohës së intervenimit, gjendja te pacientja është përkeqësuar gjatë së cilës ajo është intubuar, është vepruar për ta reanimuar, por për fat të keq, në orën 22 është konstatuar vdekja.

Arsyeja e vdekjes, sipas të gjitha gjasave ka qenë sepsa me tromboembolizëm masiv, ndërkaq pacientja do të dërgohet në autopsi pas së cilës do të ketë diagnozë përkatëse.

Bëhet fjalë për paciente me obezitet, me teshë prej 150 kg, me hipertension dhe tahikardi, e cila në 5 muajt e fundit fare nuk ka lëvizur, ndërkaq në pajtueshmëri me të dhënat nga doktorët në Ohër, pacientja nuk i ka kryer as kontrollet e nevojshme gjinekologjike.

Lehona, tanimë e ndjerë, është sjellë në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup me automjet të Urgjencës së Ohrit, pa paralajmërim paraprak. Pas matjes së temperaturës së trupit, ajo menjëherë është dërguar në Repartin special për izolim.

Për rikujtim, një pjesë e Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup, funksionon për lehonat të cilat janë pozitive ndaj COVID-19. Për atë qëllim është vendosur edhe protokoll për izolim.

Klinika apelon deri te pacientet që t’u përmbahen rregullave për parandalim të shpërndarjes së virusit korona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button