Socialistët : Tirana është shndëruar në anarki

Këshilltarët socialistë kanë akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha se e ka kthyer kryeqytetin në një anarki të rrezikshme sociale.

Kreu i këshilltarëve socialist, Aldrin Dalipi theksoi gjithashtu se projektbuxheti i vitit 2013 dhe plani rregullues i Tiranës që pritet të diskutohen nesër në Këshillin Bashkiak nuk janë në shërbim të qytetarëve.

Sipas tij buxheti i 2013-ës për bashkinë e Tiranës nuk është realist ndërsa ka akuzuar kryebashkiakun Basha se nuk ka mbajtur premtimet për rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Basha premtoi parajsën në Tiranë, por s’bëri asgjë për qytetarët. Basha nuk sjell relacion për investimet në 2012 si dhe ka mbytur biznesin e vogël me taksa ndërsa taksat e Tiranës përdoren për shpërblime politike” tha Dalipi.

Lajme të ngjashme

Back to top button