Shqipëri, u rrit në 259 numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Shqipëri është rritur në 259, me konfirmimin e 16 rasteve të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë dhe të shëruarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar të ministrisë theksohet se në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.

“Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 është 67.

Në vend është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit, ku sipas Kushtetutës së Shqipërisë mund të vendosen masa të jashtëzakonshme.

Aktualisht institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button