RMV, Arbër Ademi: Po shqyrtojmë ndarjen e vauçerave për nxënësit që nuk kanë qasje në internet

Ministri i Arsimit të Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, deklaroi sot se, informacionet nga terreni në lidhje me mësimin online janë mjaft inkurajuese dhe deri më tani nuk kanë marrë informata se në ndonjë shkollë nuk organizohet mësim online, njofton Portalb.mk.

Ai në programin e mëngjesin në TV Sitel, tha se, ka sfida të caktuara me të cilat ballafaqohet sistemi arsimor edhe në rrethana normale, veçanërisht kur bëhet fjalë për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, sepse ata nuk dinë të menaxhojnë pajisjet teknologjike dhe nuk kanë të gjithë.

Sipas tij, në gjithë territorin e vendit ka mbulim me rrjet të internetit, por problemi ka me qasjen në internet në familjet pa të ardhura dhe për këtë, sqaroi ai, ministria ka kërkuar nga shkollat të informojnë se sa nxënës nuk kanë qasje në internet për shkak të kushteve materiale. Por, sipas tij, ka pasur keqkuptim sepse shkollat kanë menduar se, do t’iu ndajnë pajisje teknologjike dhe kanë raportuar për nxënës që nuk kanë pajisje.

“Për internetin është pak më lehtë sepse, me ministrin e Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski, mendojmë të ndajmë vauçer për internet që të sigurohet internet falas për fëmijët me rrezik social. Sa i përket pajisjeve, kur themi mësim nga shtëpia nuk mendojmë në ndonjë pajisje më bashkëkohore të teknologjisë, me kamera të veçanta dhe mikrofon. Në treg mund të gjendet edhe pajisje e përdorur me çmim modest. Mjafton të kemi telefon të mençur dhe të ndjekim gjithçka online. Për këtë edhe në urdhëresat që kemi miratuar, kemi bërë formulime të përdorura me kujdes, themi: ”…dhe çdo mjet për komunikim që mundëson komunikim dy kahesh”, theksoi Ademi.

Duke folur për vlerësimin dhe testimin e njohurive të nxënësve, Ademi tha se mësimdhënësit duhet të jetën shumë kreativ që të pamundësojnë përshkrim të përgjigjeve, tha ai, kërkohet kreativitet dhe investim maksimal nga të gjitha palët.

Ndërkohë, në lidhje me prolongimin e maturës shtetërore për një muaj dhe për reagimet e prindërve për këtë propozim, ministri përsëriti se janë në tavolinë më shumë opsione dhe gjithçka varet nga ajo se sa kohë do të zgjas kjo situatë.

Ministri i Arsimit, theksoi gjithashtu se mësimi online është i domosdoshëm edhe veç më është bërë formal dhe mësimdhënësit janë të udhëzuar se të gjitha përmbajtjet dhe temat duhet t’i planifikojnë dhe organizojnë njëjtë sikurse edhe në mësimin e rregullt klasik.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit korona, Qeveria në mesin e masave të ndërmarra, ka mbyllur edhe shkollat në gjithë vendin, ndërsa ka rekomanduar që mësimi të zhvillohet në distancë.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button