Tramp: Dy javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira, do të jenë çështje jete ose vdekjeje

Presidenti amerikanë, Donald Tramp mbrëmë i paralajmëroi amerikanët se vijojnë “dy javë shumë të vështira” në luftën kundër përhapjes së koronavirusit dhe ju bëri thirrje deri në fund të prillit t’i respektojnë udhëzimet për distancim social.

“Absolutisht është kritike për popullin amerikan që t’i ndjekë udhëzimet për 30 ditët e ardhshme. Kjo është çështje e jetës dhe e vdekjes”, tha Trump në konferencën e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, transmetuan mbrëmë mediat britanike.

SHBA-ja është e para në botë sipas numrit të të infektuarve nga koronavirusi. Në këtë vend deri më tani janë regjistruar 185.000 të infektuar, ndërsa 3.780 persona kanë vdekur.

Njerëzit e parë të Shtabit koordinues të Shtëpisë së Bardhë për luftën kundër pandemisë mbrëmë theksuan se numri i të vdekurve nga Kovid-19 në vend në fund mund të jetë midis 100.000 dhe 240.000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button