Pelosi me kritika të ashpra ndaj Trampit pasi në 24 orët e fundit në SHBA vdiqën mbi 800 persona

Vdekshmëria nga Kovid-19 në SHBA në 24 orët e fundit ka arritur rekord duke e tejkaluar kështu numrin prej 800 të vdekurve. Në mbarë vendin deri më tani kanë vdekur më shumë se 3.700 amerikanë, njoftoi “Uashington post”.

Në SHBA nga infeksioni i koronavirusit deri më tani janë infektuar 185.000 persona.

Siç njoftuan mbrëmë Debora Birks dhe Antoni Fauqi, njerëzit e parë të trupit koordinues të Shtëpisë së Bardhë për luftë me koronavirusin, në SHBA parashikojnë prej 100.000 deri në maksimum 240.000 raste të vdekjes nga Kovid-19, transmeton MIA.

Por ata shpresojnë se kjo mund të parandalohet nëse rreptësishtë respektohen protokollet për zvogëlimin e pasojave nga virusi.

Nensi Pelosi, drejtuesja demokratike e Dhomës Përfaqësuese, mbrëmë për Si-En-En deklaroi se amerikanët vdesin për shkak të reagimit të vonshëm të administratës së presidentit Donald Tramp në përhapjen e koronavirusit.

“Mohimet e presidentit në fillim ishin vdekjeprurëse. Furnizimi me vonesë i pajisjeve aty ku ishte më i nevojshëm është vdekjeprurëse. Derisa presidenti rri kot, njerëzit po vdesin”, deklaroi Pelosi.

Ajo tregoi se sapo të përfundojë koha më e keqe nga katastrofa, “do të hapet një hetim mbi veprimet e Trampit”.

Presidenti në këtë u përgjigj se Pelosi është “qenush i sëmurë. Ajo ka shumë probleme”.

E akuzoi atë për injorimin e vendimeve të tij fillestare për t’I ndaluar fluturimet nga Kina dhe se nëse nuk do ta bënte këtë “do të kishte vdekshmëri siç nuk kemi parë kurrë më parë”.

Tramp e akuzoi Pelosin edhe për shkak se e harxhoi kohën për impiçmentin e tij. Hetimi për impiçment përfundoi në dhjetor me votim në Dhomën e Përfaqësuese, para se koronavirusi të shfaqej në SHBA.

“Mendoj se është e turpshme për vendin e saj, për familjen e saj. Çfarë deklaratë e tmerrshme”, tha presidenti për kritikat e Pelosit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button