Meksikë, bllokohen llogari bankare prej 60 milionë dollarësh me dyshimin për lidhje me drogën

Njësia e inteligjencës financiare në Meksikë ka bllokuar llogaritë bankare të 9 personave dhe 5 kompanive të dyshuara për pastrim parash për katelin e drogës Sinaloa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një nga llogaritë thuhet se i përket një kompanie për stoli të çmuara (xhevahireve) që transferonte para nëpërmjet një kompanie në Delaware ndërsa tjetra në pronësi të një përfaqësuesi të zinxhirit të sallave të kinemasë të cilat janë përcaktuar se kanë transferuar mbi 18 milionë dollarë.

Pretendohet se 4 nga llogaritë që arrijnë një vlerë rreth 60 milionë dollarë kanë lidhje me baronin e kontrabandës së drogës Rafael Caro Quintero.

Caro Quintero, i cili u lirua nga burgu në Meksikë në vitin 2013, krahas rrëmbimit dhe vrasjes në vitin 1985 të agjentit special të anti-drogës në SHBA, Enrique Camarena, akuzohet edhe për kondrabandë të drogës.

Në Meksikë operojnë 9 kartele të mëdha të cilat janë të lidhura me më shumë se 80 nëngrupe dhe banda. Këto banda krahas drogës kryejnë kontrabandë edhe të karburant, minerale, avokado, pije alkoolike, agrume dhe trafikim me qenie njerëzore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button