Francë, dyfishohet numri i viktimave në një ditë gjatë javës së fundit

Numri i viktimave për një ditë nga COVID-19 në Francë është dyfishuar në vetëm një javë, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Me 499 viktima në 24 orët e fundit, Franca regjistron një rritje prej 240 fatalitetesh në krahasim me 7 ditë më parë.

458 të tjerë janë shtruar në pavijonin e terapisë intensive, duke e çuar totalin në mbi 5 mijë, 68 prej të cilëve nën moshën 30 vjeç.

Vendi ka më shumë se 52 mijë raste të konfirmuara, teksa së fundmi ka transferuar pacientët nga zonat  më të prekura në lindje dhe në Paris në spitale të tjera.

Ministri i Shëndetësisë, Jerome Salomon, tha se sipas pritshmërive të tyre, efektet e karantinës do të fillojnë të shfaqin efektet e tyre së shpejti, por spitalet në lindje të vendit janë ende të mbingarkuara.

Spanja shpalli një tjetër rekord zie për numrin e personave që nuk mundën t’i mbijetojnë coronavirusit, 849 në 2 orët e fundit duke e çuar numrin total në 8,189 viktima.

Duke konfirmuar se e sotmja ishte dita më e keqe që nga dita kur u shfaq për herë të parë coronavirus në vend, autoritetet thanë se numri i rasteve të reja është mbi 9 mijë në ditë, një rritje prej 3 mijë personash nga ditë e mëparshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button