Libri Pellazgo – Ilirët pa dritën e botimit

Në hapësirat e Komunës së Sarajit u bë promovimi i librit “Pellazgo-Ilirët”, i autorit Abedin Krosi. Në këtë vepër voluminoze autori nxjerr në pah fakte  historike për zanafillën e popullit shqiptarë nëpër shekuj.

Kjo është vepra e parë e botuar në Maqedoni. Me rastin e promovimit kryetari i komunës Bekim Murati u shpreh se institucionin që ai drejton çdo herë do të jetë në përkrahje dhe në mbështetje të aktiviteteve me karakter edukativo-arsimor, kulturor.

Duke folur rreth veprës u shpreh se kjo vepër është e pasuruar me fakte historike dhe gjurmime arkeologjike për historikun e popullit shqiptar në shekuj duke shtuar se ky libër do të jetë një nxitje dhe motivacion për autorët e gjeneratave të reja.

“Komuna e Sarajit deri më tani ka mbështetur shumë aktivitete kulturore të cilën pa hezitim do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen, gjë të cilën e kemi obligim institucional dhe kombëtarë.

Me këto aktivitete në promovojmë vlerat tona si popull, edhe vepra “Pellazgëo- Ilirët”, i autorit Abedin Krosi, ka këtë qëllim. Unë si kryetar komune i inkurajojë dhe do të jem mbështetës i tyre në çdo mënyrë””, tha Murati.

Veprën Pellazgo- Ilirët”, të autorit Abedin Krosi për botim e ka mbështetur Shtëpia Kulturore “Koço Racin”, pranë Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button