Në Shqipëri rëndohet bilanci, shkoi në 15 numri i pacientëve që ndërruan jetë nga virusi korona

Rëndohet bilanci i viktimave nga COVID 19. Dy pacientë të shtruar në spitalin e  Infektivit në Tiranë kanë ndërruar jetë në orët e vona të pasdites së sotme, duke e çuar në 15 numrin e të vdekurve që kur shpërtheu epidemia, transmeton OraNews.

Dy viktimat janë një 77-vjeçar nga Kavaja dhe një 69-vjeçar nga Hasi.

“Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake. 

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë” njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja, duke e çuar në 243 numrin e personave të prekur nga COVID-19

Ndërkohë numri i personave të shëruar ka shkuar në 52. Deri tani janë testuar 1671 raste të dyshuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button