Pendarovski: Me përpjekje të përbashkëta, do ta mposhtim epideminë

Këshilli i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut sot mbajti seancën e katërt nën udhëheqjen e presidentit Stevo Pendarovski, ku u diskutua për gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur më 18 mars nga presidenti, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Gjithë anëtarët morën pjesë, vetëm Ministrit të punëve të brendshme Naqe Çulev nuk mori pjesë për shkak gjendjes shëndetësore.

“Qeveria, e cila tani ka praktikisht të gjithë pushtetin, ligjvënës dhe ekzekutiv, ka detyrimin të raportojë hollësisht për efektet e masave të marra”, deklaroi Pendarovski.

Ai e vlerësoi mobilizimin e ekipit mjekësor, policisë dhe ushtrisë për të koordinuar situatën. Në takim u diskutua për veprimet në kuadër të pakos ekonomike, shtetasit që kanë ngelur jashtë vendit, etj.

“Pjesëmarrësi ishin të njëzëshëm në konstatimin e tyre  se, deri më tani, kemi një strukturë të përshtatshme shtetërore dhe një bashkëpunim efektiv midis të gjitha autoriteteve përkatëse, zbatim të rreptë të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit, dhe me disa përjashtime, qytetarët sillen në mënyrë vërtet të përgjegjshme”, deklaroi Pendarovski.

Ai propozoi që të merren masat më radikale duke mobilizuar gjithë kapacitetet ekonomike.

“Qytetarë të nderuar, ditët e vështira ende nuk i kemi lënë pas, por u bëj thirrje të gjithëve që të jemi të qetë, racionalë, përgjegjës për shëndetin dhe jetën tonë dhe solidarë me njëri-tjetrin. Binduni rekomandimeve, qëndroni në shtëpi, dilni vetëm kur është e nevojshme. Nuk kam dyshim se me përpjekje të përbashkëta, do ta mposhtim epideminë”, apeloi Pendarovski.

Ndryshe, ministria e shëndetësisë sot informoi se në Klinikën Infektive të Shkupit nga virusi korona kanë ndërruar jetë dy burra, njëri në moshë 45 vjeçare nga Kumanova dhe tjetri në moshë 78 vjeçare nga Dibra, me çka numri i viktimave në RMV arriti në 9.

EXO: Dënimet për qytetarët që nuk i respektuan masat e Qeverisë arritën mbi 4 mijë euro, kryeson Manastiri
LEXO: RMV, Prokuroria kërkon të gjobitet me 5000 euro qytetari nga Shtipi që nuk respektoi vendimin për vetë izolim
LEXO: Dyshohet se gruaja nga Struga që ndërroi jetë nga koronvirusi, nuk ishte pranuar në spital, Prokuroria heton rastin
LEXO: RMV, Ministri Filipçe raportoi për zhvillimet e fundit në lidhje me virusin korona, numri i të infektuarve arriti në 329

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button