Ekip për shpërndarjen e ndihmave në Gostivar, Taravari sonte me policët në orën policore

Arben Taravari, Kryetari i komunës së Gostivarit paralajmëroi se sonte do të shoqëron punonjësit e policisë në Gostivar gjatë orës policore, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij, sonte do të bëjë patrullim nëpër qytet, për të ndjekur nga afër se si respektohet ora policore në qytetin e Gostivarit dhe për të nderuar policët që kujdesen për realizimin e përpiktë të saj”, deklarojnë nga Komuna, duke sqaruar se patrullimi do të fillojë në ora 22:00 nga ndërtesa e Gjykatës.

Taravari në bashkëpunim me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, pas propozimit të Shtabit për emergjencë-Gostivar, formoi Trup koordinues për shpërndarjen efikase dhe të sigurt të ndihmave humanitare.

“Në takimin e sotëm me të cilin kryesoi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, morën pjesë përfaqësues të Organizatës komunale të Kryqit të Kuq – Gostivar si dhe shumë organizatave joqeveritare dhe shoqatave humanitare që veprojnë në rajonin më të gjerë të Gostivarit”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Komuna sqaroi se shpërndarja e ushqimeve për familjet me rrezik social dhe ata të cilët janë në moshë ose me probleme shëndetësore, do të bëhet nëpërmjet vullnetarëve OK të Kryqit të Kuq në Gostivar, por edhe të personave tjerë të cilët në ndërkohë do të trajnohen për shpërndarjen e sigurt të ndihmave.

Ndryshe, ministria e shëndetësisë sot informoi se në Klinikën Infektive të Shkupit nga virusi korona kanë ndërruar jetë dy burra, njëri në moshë 45 vjeçare nga Kumanova dhe tjetri në moshë 78 vjeçare nga Dibra, me çka numri i viktimave në RMV arriti në 9.

Prokuroria themelore publike-Gostivar ka propozuar dënim ndaj dy qytetarëve për vepër penale, bazuar në nenin 206, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

LEXO: Dënimet për qytetarët që nuk i respektuan masat e Qeverisë arritën mbi 4 mijë euro, kryeson Manastiri
LEXO: RMV, Prokuroria kërkon të gjobitet me 5000 euro qytetari nga Shtipi që nuk respektoi vendimin për vetë izolim
LEXO: Dyshohet se gruaja nga Struga që ndërroi jetë nga koronvirusi, nuk ishte pranuar në spital, Prokuroria heton rastin
LEXO: RMV, Ministri Filipçe raportoi për zhvillimet e fundit në lidhje me virusin korona, numri i të infektuarve arriti në 329

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button