Italia tejkaloi 12 mijë viktima nga COVID-19, 837 të vdekur në 24 orët e fundit

Kurba e pandemisë së COVID 19 në Itali shfaqet në të njëjtën linjë qëndrueshmërie me ritmet e rritjes së një dite më parë, transmeton OraNews.

Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 837 viktima me Covid 19. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 12 428.

Numri i personave të infektuar është 105 792. Janë 4053 më shumë se një ditë më parë.

Pacientët e shëruar kanë arritur sot në 15 729 e janë 1109 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në repartet e terapisë intesive po kurohen 4023 pacientë e janë 42 pacientë të rinj të shtruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në strukturat spitalore po kurohen 28 192 e 45 420 në kushte shtëpie.

Në rajonin e Lombardisë nurmi i viktimave ka arritur në total në 7199 e janë 381 më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i pacientëve në 43 208.

Në Itali janë kryer deri më sot 506 968 tampone.

Në rajonin e Lazios janë regjistruar deri më sot 162 viktima e 3095 të infektuar.

Rajoni i Milises ka numrin më të ulët të personave të infektuar, 144 e 9 viktima

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button