Dënim për dy qytetarët që nuk respektuan rekomandimet e Qeverisë, propozon Prokuroria

Prokuroria themelore publike-Gostivar ka propozuar dënim ndaj dy qytetarëve për vepër penale, bazuar në nenin 206, paragrafi 1 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

Neni 206, dënon qytetarët që nuk respektojnë masat mjekësore e qeverisë të marra në kohën e epidemisë.

Qytetarët akuzohen se më 29 mars nuk kanë respektuar orën policore.

“Prokurori publik kompetenc i propozo Gjykatës themelore në Gostivar të shqipton për çdonjërin dënim në të holla në vlerë prej 100 dënime ditore”, deklarojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, ministria e shëndetësisë sot informoi se në Klinikën Infektive të Shkupit nga virusi korona kanë ndërruar jetë dy burra, njëri në moshë 45 vjeçare nga Kumanova dhe tjetri në moshë 78 vjeçare nga Dibra, me çka numri i viktimave në RMV arriti në 9.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

LEXO: Dënimet për qytetarët që nuk i respektuan masat e Qeverisë arritën mbi 4 mijë euro, kryeson Manastiri
LEXO: RMV, Prokuroria kërkon të gjobitet me 5000 euro qytetari nga Shtipi që nuk respektoi vendimin për vetë izolim
LEXO: Dyshohet se gruaja nga Struga që ndërroi jetë nga koronvirusi, nuk ishte pranuar në spital, Prokuroria heton rastin
LEXO: RMV, Ministri Filipçe raportoi për zhvillimet e fundit në lidhje me virusin korona, numri i të infektuarve arriti në 329

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button