Shqiptarët fitojnë duke kopjuar këngë Serbe ! ( VIDEO)

Denoncimi nga mediat serbe, duke krahasuar këngët: Fituesja e Festivalit të 51-të në RTSH, këngë e vjedhur nga një serb i viteve ’80, Plavi Safir – Bajaga

Njëra vajti e vodhi në Korenë e Jugut këngën me të cilën u prezantua në Festivalin e 51-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, kurse tjetri, apo më saktë, dueti, duket se e ka vjedhur nga fqinjët afër, serbët.

Të paktën kështu denoncojnë mediat serbe duke publikuar këngën e viteve ’80 të Bajaga, me titull “Plavi Safir”.

Më poshtë ju mund të ndiqni dy këngët në video dhe të bëni krahasimin, por sakaq ka mbërritur edhe reagimi nga fituesi i këngës, Bledar Sejko, i cili është dhe kompozitor e orkestrues i “Identitet” me tekst të bashkëshortes së tij Ada Sejko.

Reagimi nga Bledar Sejko

“Jam jashtëzakonisht i lumtur qe pas shume vitesh te miat ne muzike vleresohem per here te pare me çmim te pare, realisht per shume faktore prisja çmim por jo te parin. Pjesemarrja ime si konkurrent ne festivalin e madh per here te fundit ka qene ne 1992 me Thunder Way “Legjenda e Heroit” ku na vleresuan me vendin e fundit. Mendoj se i detyrohem dhe asaj pjese te publikut qe nuk ka pelqyer kengen ose qe mendon qe une ate e kam vjedhur qe te bej disa sqarime jo per te vendosur nderin tim ne vend si muzikant por sepse mendoj qe puna nuk mbaroi me Festivalin pasi tani na pret edhe nje beteje tjeter, Eurosongu. Per kete me duhet te them:

1) Per motivet e kenges jam mbeshtetur ne folklorin Shqipetar dhe me saktesisht ne ate te valleve te Tropojes, te valleve Came dhe disa krahinave te Jugut gje qe duket qarte nga prezenca e lodrave (daulleve), çiftelies zevendesuar me kitarën, isos se jugut zëvendësuar me sektorin e violinave, dhe thirrjet e veriut “hej” përshtatur per korin.

2) Kam degjuar kengen serbe te cilen disa shqiptare po publikojne ‘Plavi safir’ 1988 dhe ju them nga njohurite e mia si kompozitor qe kenga ka nje intro, nje strofe, nje bridge, nje refren dhe nje mbyllje. Kenga ime nuk ka asnje nga keto komponente te ngjashme me kete kenge pervec 3 notave te intros, te cilat me kombinim perserisin njera-tjetren ose me sakte keta shqipetare duhet me mire te thonin qe kompozitori serb ka vjedhur 3 notat e para te kenges “Kur bie fyelli ciftelia” te kenduar nga kengetarja jone e madhe Vaçe Zela”.

Nëse e ndjek këngën, kupton se njgashmëria e vijës melodike dhe një pjesë e interpretimit përputhen, porse orkestrimi që i ka bërë këngës Sejko, bën dallim mes dy këngëve pasi ajo shqiptare paraqitet më ritmike dhe me shpërthime vokale të shumta.

Ndiqni videot më poshtë dhe bëni krahasimin !

Lajme të ngjashme

Back to top button