Olimpiada e Tokios do të zhvillohet në periudhën 24 korrik – 8 gusht të vitit 2021

Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se Lojërat e Tokios do të zhvillohen në periudhën 23 korrik – 8 gusht të vitit të ardhshëm, transmeton OraNews.

Vendimi erdhi një javë pas marrëveshjes mes IOC dhe qeverisë japoneze, që kishte vulosur shtyrjen për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë Covid-19.

Lojërat Olimpike u shtynë për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 në botë.

Para se të merrej vendimi përfundimtar, disa shtete kishin deklaruar se nuk do të dërgonin sportistë nëse olimpiada do të zhvillohej në verë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button