Koreja e Veriut, raketa me rezatim deri në 10.000 km

Koreja e Veriut ka dhënë prova që teknologjia e saj ka avancuar edhe më tej, me nisjen e raketës e cila kapi një rreze pre 10.000 km, duke u krahasuar në këtë mënyrë edhe me SHBA-në.

Koreja e Veriut tha se në 12 Dhjetor ka vënë një satelit moti në orbitë, por kritikët thonë se ai kishte për qëllim nisjen e një lloji tjetër teknologjie, për të filluar një kokë rakete bërthamore nga një raketë me rreze të gjatë.

Koreja e Veriut është ndaluar të testojë raketat ose teknologjinë bërthamore, pas sanksioneve të OKB-së të vendosura pas testeve të armëve bërthamore të viteve 2006 dhe 2009, ku edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së e dënoi nisjen.

Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, nga analizat e fazës së parë të pjesëve të raketës që ra në ujërat e bregut perëndimor të saj, deklaroi gjatë një konference për shtyp se “Si rezultat i analizës së materialit, kanë gjykuar se Koreja e Veriut ka siguruar një rreze prej më shumë se 10.000 km në rast se mbushja është 500-600 kg.”

Testet e mëparshme të Koresë së Veriut me raketat kanë dështuar. Koreja e Veriut, e cila ka denoncuar Shtetet e Bashkuara, ka kaluar dekada që të arrijë të ketë një teknologji më të zhvilluar për të kapur një rreze më të largët se ajo e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që  është duke punuar për të ndërtuar edhe një arsenal bërthamor.

Por ekspertët besojnë se Koreja e Veriut është ende vite larg teknologjisë e cila do të arrijë të ngrejë një bombë bërthamore përmes një rakete

Lajme të ngjashme

Back to top button