Mjekja, Rrezearta Elezi: Do të shikojmë pas dhe do ndjejmë kënaqësi për “luftën” e fituar me virusin korona

Përveç aromës së fuqishme të mjeteve dezinfektuese, në hapësirat spitalore njëkohësisht kohës së fundit ndjehet edhe frika, aroma e përgjegjësisë që ne si mjek ndjejmë për popullin dhe rrethin tonë, kështu shpjegoi atmosferën në Spitalin e Tetovës, mjekja Rrezearta Elezi, e cila tha se mezi pret të shoh pas këtë situatë dhe të ndjej kënaqësinë e faktit se ajo ka dhënë sadopak kontributin e saj në një kohë krize, njofton Portalb.mk.

Elezi, mjekja në Spitalin e Tetovës potencoi se në këto momente më nuk është se brengat e qytetarëve të rëndom dallojnë nga ata të mjekëve, ajo tha se në hapësirat e spitaleve tërësisht ka ndryshuar atmosfera që ka mbizotëruar para pandemisë së virusit korona.

“Ku do ne ajër ndihet një prezencë e plotfuqishme, është sikur edhe përkrahë faktit qe neve mjeket jemi të ushtruar për tu ballafaquar me vdekjen, për shkak të rutinës se përditshme, misherohemi me ditën dhe na brejnë brengat e njëjta si secili i dyte qytetarë. Por, kohës së fundit në mbledhjet e mëngjesit, dëgjohet pandemia, ne darkë dëgjojmë konferencat për shtyp të ministrit të shëndetësisë dhe në çdo moment që jemi bashkë diskutojmë mbi incidente dhe gjithsecili vjen me idetë dhe me teoritë e tyre se çfarë do ndodhë dhe çfarë na pret. Ne ajrin e hapësirave spitalore përveç se ndihet një aromë e fuqishme e mjeteve të fuqishme dezinfektuese, njëkohësisht ndihet dhe frika, dhe me shumë se asnjëherë ndjejmë përgjegjësinë për popullatën, familjen, rrethin e afërt, dhe veten” tha Rrezearta Elezi, mjeke.

Megjithatë, ajo na shpjegoi se në spitalin në të cilin ajo punon është bërë një rend jashtëzakonisht i mirë, ku pacientët ndahen dhe asnjë nga ata nuk lehet pa e marrë shërbimin të cilin i nevojitet, edhe në këto situata të vështira.

“Një efekt anësor pozitiv i pandemisë Covid-19 që se priste askush është qe stafi shëndetësor dhe mjekët realisht po bëjnë mjekësi te mirëfillte. Ne kontekstin që njerëzit të cilët paraqiten ne institucione shëndetësore, sidomos ne nivel sekondar dhe terciar realisht kanë çrregullime shëndetësore të rendit më të rënde, dhe është bëre filtrimi i njerëzve të cilët janë të udhëzuar gabimisht, apo njerëzit të cilët të njëjtin shërbim shëndetësor munden ta marrin në nivel primar, ose madje dhe në shtëpi. Kështu që në ketë kontekst puna më është lehtësuar, por nga ana tjetër më është rritur tendenca për siguri dhe higjiene, në larjen e duarve mbi 20 herë, dhe në dezinfektim thelbësor të gjithë mjeteve pas kontrollimit së një pacienti” theksoi Rrezearta Elezi.

Në qoftë se para pandemisë kanë qenë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm si mjek, Rrezearta tha që tani me shfaqjen e këtij virusi mjekët në përgjithësi janë bërë edhe 20 herë më të vëmendshëm dhe më efektiv.

Te gjithë anëtaret e stafit shëndetësor në ambiente spitalore janë skajshmërisht më të vëmendshëm, gjithçka është e pastruar në detaje, komunikimet mes vete por dhe me paciente janë te shkurtuara dhe më të drejtpërdrejta, te kuptimit nevoje – shërbim. Jemi shumë më të vëmendshëm në komunikimin me pacientin sidomos në anketën epidemiologjike, a ka udhëtuar kohës se fundit, a ka pasur kontakt me dikë që ka udhëtuar dhe kështu me radhë. Pra, jemi mbase 10 herë me te vëmendshëm dhe 20 herë më efektiv” shtoi Rrezearta Elezi

E virusi korona nuk solli me vete vetëm gjëra të këqija, madje shumë mjek, siç thot Rrezearta, rëndësinë e mantelit të bardhë e kanë pa pas shfaqjes së këtij virusi, ajo tha se mezi e pret ditën që të shikojë pas këtë situatë dhe të ndjej kënaqësinë e triumfit.

“Për mjekësi nevojiten gjashte vite studim, nga të cilat 3 vite para klinikë, dhe 3 vite klinikë, ku ballafaqohemi me pacientët. Për shkak te rutinës, shpesh gjërat anashkalohen dhe kalohen sa për të kaluar radhën. Me ardhjen e pandemisë, fillova që realisht të ndjej rëndësinë e mantelit të bardhë, se sa përgjegjësi realisht mbajmë në supet tona, dhe sa i rëndësishëm është kontributi jonë në kohëra te tilla. Kështu që dorëheqje? Aspak, unë tani mbase dhe kam filluar te ndjehem se po bëj ndryshimin dhe nuk do kishte kënaqësi dhe shpërblim më të bukur sesa të shohë një ditë pas gjithë kësaj dhe të ndjehem e triumfuar dhe të kem kënaqësinë e thellë të shpirtit që vjen vetëm me veprën e të ndihmuarit dikujt në nevojë” shtoi Rrezearta Elezi, mjeke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button