RMV, prodhimtaria industriale në shkurt më e madhe për 3,5 përqind krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar

Prodhimtaria industriale në shkurt të këtij viti është për 3,5 përqind më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, kurse në dy muajt e pare të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 1,9 përqind, ka publikuar Enti Shtetëror për Statistikë (EShS), njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, në sektorin e minierave dhe shfrytëzim të guroreve në shkurt të këtij viti, prodhimtaria industriale ka shënuar rritje prej 7,7 përqind, në sektorin e industrisë së përpunimit është shënuar rritje prej 6,6 përqind, kurse në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim ka pasur rënie prej 13,3 përqind.

Rritja në industrinë e përpunimit sipas EShS-së, para se gjithash është rezultat i prodhimit të zmadhuar të pijeve, produkteve të duhanit, tekstilit, veshjes, kimikateve dhe produkteve kimike, preparateve farmaceutike dhe tjera. Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në shkurt 2020, në krahasim me muajin shkurt 2019, shënon rritje në produktet intermediare, përveç energjisë për 1,1 përqind, produktet kapitale për 10,4 përqind, produktet permanente për konsum më të gjerë për 6,4 përqind dhe produktet jo permanente për konsum të gjerë për 7 përqind, derisa shënon rënie në Energji për 7,8 përqind, ka publikuar EShS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button