Është rritur numri i rasteve të dhunës familjare në Francë

Franca është vetëm një prej shteteve, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, që kanë paralajmëruar për rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje, teksa koronvirusi i ri po detyron njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

Numri i rasteve të dhunës është rritur për 32 për qind për një javë, ka thënë Sekretarja Shtetërore për Barazi Gjinore, Marlène Schiappa, transmeton REL.

Franca planifikon të prezantojë një sistem urgjent të paralajmërimit në dyqane, por edhe online për të gjitha viktimat e këtij lloji të abuzimit.

Deri më tani në Francë është raportuar për 45,170 të infektuar dhe 3,030 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button