RMV, WIZZ AIR pezulloi fluturimet deri më 16 prill

Aviokompania me buxhet të ulët “WIZZ AIR” nëpërmjet një komunikate, ka korrigjuar datën e kohëzgjatjes së pezullimit të fluturimeve nga dhe në aeroportin e Shkupit dhe informuan se pezullimi do të zgjas deri më 16 prill, dhe jo deri më 30 prill, siç kumtuan mbrëmë, njfoton Fokus, transmeton Portalb.mk.

Nga kjo kompani informuan se udhëtarët me bileta të rezervuara në këto fluturime të pezulluara, të cilët i kanë bërë rezervimet në wizzair.com apo në aplikacionin e kompanisë në celular, do të informohen në mënyrë automatike përmes porosisë elektronike. 120% e shumës së përgjithshme të transferohet në mënyrë automatike në llogarinë e Wizz-it të konsumatorit dhe të njëjtët do te kenë mundësi që ato të holla t’i shfrytëzojnë gjatë 24 muajve të ardhshëm për blerje të të gjitha produkteve dhe shërbimeve të Wizz Air.

Gjithashtu, qytetarët mund të zgjedhin opsionin e kthimit të parave – për të cilën nevojitet më shumë kohë që të realizohet – dhe do të jenë të informuar me porosi të posaçme elektronike për të gjitha hapat për transferim të parave përmes bankës apo përmes kartelës. Në këtë rast, udhëtarët mund të zgjedhim 100% kthim të shumës. Udhëtarët të cilët kanë bërë rezervime përmes agjencive turistike, përshirë edhe ato online, duhet ta kontaktojnë kompaninë përmes së cilës kanë blerë biletat e tyre.

Aeroporti i Shkupit momentalisht është i mbyllur, në përputhje me rekomandimet e Qeverisë për parandalimi të përhapjes së mëtejmë të virusit korona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button