RMV, Prokuroria kërkon të gjobitet me 5000 euro qytetari nga Shtipi që nuk respektoi vendimin për vetë izolim

 

Prokuroria Themelore Publike në Shtip i ka dorëzuar gjykatës propozim për përgjegjësi penale kundër një personi për veprën penale – mosrespektim i masave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë, sipas nenit 206 paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Fokus, transmeton Portalb.mk.

“I akuzuar 32 vjeçar nuk ka vepruar sipas vendimit me të cilin i është përcaktuar vetë izolim i detyruar shtëpiak deri më 26 mars, kështu që më 25 mars ka lëshuar shtëpinë e tij dhe ka shkuar në berber. Me këtë, ai nuk ka vepruar sipas vendimit të Qeverisë, me të cilin përcaktohen masa për parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektuese COVID – 19”, kanë theksuar në komunikatë nga prokuroria.

Prokurori kompetent  i ka kërkuar Gjykatës që të akuzuarit t’i shqiptohet dënim me të holla në vlerë prej 100 gjoba ditore, me çka shuma e një gjobe të përcaktohet në vlerë prej 50 euro në kundërvlerë të denarit, përkatësisht shuma e gjobës të jetë 5000 euro.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë informoi se, sot në Klinikën Infektive të Shkupit edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga virusi korona, me çka numri i viktimave në RMV arriti në 9. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 44 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve me virusin korona në 329.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

LEXO: RMV, 6 leksione se si të caktoni termin për testim për virusin korona

LEXO: Virusi korona, ndërruan jetë një 45-vjeçar nga Kumanova dhe një 78-vjeçar nga Dibra, numri i të infektuarve arriti në 329

LEXO: Virusi korona, OEMVP propozoi masa të reja ekonomike për Qeverinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button