Eurodeputetja: Shqiptarët e anuluan takimin me BE, mezi po prisnin pushimet

Në një analizë të botuar në agjencinë e lajmeve “Public Service Europe”, të titulluar “A do ta lërë Shqipëria perspektivën e saj drejt Europës të rrëshqasë?”, eurodeputetja holandeze Marije Cornelissen ironizon deputetët shqiptarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, të cilët anuluan mbledhjen e radhës së kësaj strukture, që do të mbahej më 20 dhjetor në Shqipëri.

“Mbledhja e Komitetit në Tiranë u anulua në momentin e fundit. Kreut shqiptar të këtij delegacioni iu desh të anulonte këtë mbledhje për shkak se asnjë nga deputetët shqiptarë nuk kishte interes të ishte aty, mbase ata mezi po prisnin pushimet e fundvitit”, – është shprehur eurodeputetja Cornelissen.

Lajme të ngjashme

Back to top button