RMV, KRrE: Nuk do të ketë shkyçje të rrymës derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme

Komisioni Rregullatorë për Energjetikë informoi se mbetet në fuqi rekomandimi që u kanë drejtuar para dy javëve kompanive për veprimtari energjetike si di ndërmarrjeve publike për furnizim me energji elektrike, energji termike dhe ujë për fatura të papaguara derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me virusin korona, njofton Fokus, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë njoftim, dua t’i informoj qytetarët që të jenë të sigurte se nuk do të ketë shkyçje të rrymës, ngrohjes dhe ujit derisa është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme. Në të njëjtën kohë, dua të shpreh falënderim kompanive dhe ndërmarrjeve publike, puna e së cilave është nën mbikqyrje të KRE-së, të cilët i janë përgjigjur menjëherë pozitivisht rekomandimit dhe në këtë periudhë tregojnë solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore ndaj konsumatorëve”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së.

Nga ky komision porosisin se janë në bisedime me kompanitë që të gjendet modeli më i mirë i mundshëm për pagesë të faturave për shpenzimet e muajit mars, prill dhe maj, me qëllim që të mos jenë në barrë të konsumatorëve.

Maqedonia e Veriut shpalli më 18 mars gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me virusin korona. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjas 30 ditë.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button