Angellovska-Bezhoska: Sistemi bankar është i shëndoshë dhe mund të përballet me goditjet, denari është dhe do të mbetet stabil

Sistemi bankar mbetet i shëndoshë de stabil dhe ka kapacitet të përballet me goditjet që i shkakton gjendja me koronavirusin. Të dhënat e fundit të disponueshme, të cilat datojnë prej fillimit të këtij viti, konfirmojnë kapitalizim të lartë, likuiditet të lartë dhe cilësi të lartë të aktivit me të cilin disponon sistemi, porositi guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.

“Përputhja e kapitalit është rreth 17 për qind – nivel i cili është më i lartë prej vitit 2008 kur ekonomia u përball me goditje të madhe. Pjesëmarrja e likuiditetit në aktivin e përgjithshëm është 27 për qind, që gjithashtu është më i lartë në krahasim me periudhën para krizës globale ekonomike. Cilësia e aktivit të bankave, që është determinues i rëndësishëm i aktivitetit kreditor, është mjaft solid. Kjo shqyrtohet qartë përmes nivelit të kredive jofunksionale i cili për momentin është rreth 4,8 për qind nga eksponencat e përgjithshme kreditore. E tërë kjo tregon se sistemi ynë bankar ka kapacitet solid me të cilin mund ta reflektojë mbështetjen e nevojshme për popullatën dhe sektorin koorporativ”, theksoi Angellovska-Bezhoska në intervistë për televizionin 24.

Në intervistë, guvernatorja foli edhe për masat që gjatë javëve të fundit i ndërmori Banka popullore, me ç’rast në veçanti u përqendrua edhe tek ndryshimet rregullatore me të cilat mundësohet lehtësim i barrës financiare të shfrytëzuesve kreditorë. Siç theksoi, para se të sillen ndryshimet, u zbatuan edhe analiza të shumta dhe stres-teste, në mënyrë që hollësisht të vlerësohet kapaciteti i sistemit bankar.

“Njëkohësisht ekziston kujdesi për mirëmbajtjen  e stabilitetit financiar edhe për mundësimin e mbështetjes së sektorit koorporativ dhe të popullatës”, tha Angellovska-Bezhoska.

Me uljen e normës së interesit të bonove të arkës, siç theksoi, plotësisht lehtësohen kushtet financiare nën të cilat kreditë miratohen edhe për ndërmarrjet, edhe për popullatën, transmeton MIA.

Në intervistë, Angellovska-Bezhoska përkujtoi se denari është dhe do të mbetet stabil dhe se nuk do të ketë ndryshime në nivelin e kursit të tij devizor.

Me vite prapa, shtoi, banka jonë qendrore mirëmban nivel ë lartë të rezervave devizore, që është garancë për stabilitet të kursit devizor të valutës vendore.

Angellovska-Bezhoska porositi se Banka popullore tashmë po punon në mënyrë aktive në projeksionet më të reja makroekonomike, me ç’rast kihen parasysh të gjitha efektet e pritura nga situata e re e krijuar me pandeminë e Kovid-19, si ndaj ekonomisë vendore, ashtu edhe ndaj ambientit të jashtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button