Maqedonia në BE në 2020?

Maqedonia së shpejti do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Nga Greqia së shpejti do të kërkohet ta tërheq veton, vlerëson Hans-Jirgen Zahorka, kryeredaktor i revistës “Zhurnal për punë e jashtme të BE-së” (Europian Union Foreign Affairs Journal – EUFAJ) nga Instituti evropian Libertas dhe njohës i mirë i situatës në BE.

“Pas një kohë të caktuar nga Greqia do të kërkohet në Këshillin ministror dhe në Parlamentin evropian ta tërheq veton. Ajo është në njëfarë mënyre nën observacion. Nëse lexohet mes reshtave në Raportin e fundit të Komisionit evropian për Maqedoninë, shihet se KE-ja nuk është e kënaqur nga Greqia, pasi ajo që nga viti 2009 angazhohet për fillim të negociatave.

BE-ja sipas tij, nuk mund të përjashtojë një vend anëtar, por një vend anëtar nuk guxon ta bllokojë anëtarësimin e një vendi tjetër nga Ballkani, transmeton DeutscheWele.

Kur thotë se shpejti, ai mendon në periudhën nga zgjerimet paraprake, të cilat kanë zgjatur 10 vite, ndërsa Maqedonia veçmë e ka kaluar një pjesë të kësaj periudhe.

Athina, siç thotë ai, ka reagim neonacionalist, i cili aspka nuk është dinjitoze për mendimin evropian dhe nga Greqia si anëtare shumëvjeçare e BE-së, pret se “do të tregojë madhësi dhe sovranitet që të hapet lidhur me çështjen për Maqedoninë”,

“Është qarët se pa marrëveshje mes Francës dhe Gjermanisë asgjë nuk lëviz në BE. Në pranimin e Maqedonisë në BE, në të dy vendet nuk shikohet si në prioritetin abolut politik, pasi ka edhe çështje tjera aktuale, si kriza financiare. Dy vendet mund të bëjnë shumë, posaçërisht në planin të brendshëm kombëtar lidhur me politikën e tyre ndaj Maqedonisë dhe Greqisë”, vlerëson Zahorka.

Sipas tij, ajo që është në dobi të Maqedonisë është aktgjykimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë

Lajme të ngjashme

Back to top button