Patriotë a kërpudha ?

Mbinë kërpudhat, ngrinë kokat , jo pas shiut, por para shiut . Lloj i veçantë këto : kërpudha shqiptare. Ra ky 100 vjetor e u pamë . “Shyqyr, ka më keq ! Po sikur të shiheshim një herë më një mijë vjet? Hesht!” – më thonë pleqtë. Pleqtë e rrudhat … u habitën pleqtë me gjithë rrudha e më gjithë plisa… plis i gris. I bardh a i zi? Për burrëri ? Burracakëri! 

“Bre bre, m’at vakët s’kishte flamuj , sot ka … ama ç’bon flamuri kur s’ka dorë burri?!”  Dinë pleqtë , dinë mirë pleqtë ! “Flamuri shqiptarë ska çka ban për ne, n’qoftëse na dashni s’kem per atdhe !” Syt të bëjnë kuq e zi. Dikur kuq për gjak e zi për mort trimërie , por sot kuq për turp e zi për errësirë Shqypnije. Po ç’ u hy në punë turpi e errësira kërpudhave? Paj kërpudha plot, ka t’ktheheshe e t’rrotulloheshe … “krenoheshe”. Nga mbinë? Prej nga dolën dreqi i marrtë? Si pluhuri…kudo , më secilin kënd .Po pluhuri lehtë fshihet, ë? Shkoj 100 vjetori , s’ka kërpudha . Ka shqiptarë ?  E pa parë… ose e parë? Shumëherë, përherë e parë!

“Nji herë n’vjet, dil e kullot !”  Paj sa bukur dinë pleqtë, dinë pleqtë se u dinë rrudhat. Rrudhat s’i duan kërpudhat …rrudhat duan burrat, burrat që duan trullin. “Sot burrat, masin udhat! Bërrtasin, çirren e shkirren për kuq e zi një herë në 100 vjet.”… prandaj s’i duan rrudhat. E burri pa rrudha është si druri i pa gdhendur . “Shum i çullët !”- thonë  pleqtë. “Shka punuen kta për Atdhé ? Ku janë krenat qi kanë pré, librat shqip qi kanë botu?” S’i duhen libra e krena atdheut sot. Fjalë e përralla një herë në një shekull e mbajnë gjallë atdheun.  “Kurgja mat’her, fodull bythë-gris , me ner me thanë !“ –thonë pleqtë.

“Rrofsh e qofsh Shqipëri!”- kudo ka t’kthehesh, parrulla e flamuj , trimëri e eufori. T’marrtë dreqi qorr i zi. Ç’ka di ti për Shqipëri? Shqipëria është truall që e bën shqiptari Shqipëri. Çka bëre ti për Shqipëri ? Mor po çka s’bëre ti për Shqipëri ? Nuk bëhet Shqipëria një herë në 100 vjet o mikrobe t’kqinj  “qi të mjerës moj Shqypni kthellë hi i keni në mushkni pa dhimb gjakun tuj ia pi. Po der kur, bre batakçi, bre coftina, kalb mbi dhe , der kur ju  tu u  tall ndër ne, do t’na qelbni fis e atdhe?”

“Hesht. Kemi mri. A e din ti  se s’mund të kërkonim  as liri  e Liridonë s’un venonjim? Tashti  jemi mir. Shqiptarët kurrë sun bahen nji  edhe n’flamur jan t’idhnu, a se shef?” “Ma lehtë i ban një thes me pleshta bashk se m’i ba bashk dy shqiptarë.”  Fishta-t vdiqën. Panë ¬ç’panë rrudhat , ngrinë duart. Ngrinë duart rrudhat e ngrinë kokat kërpudhat .Këto kërpudhat-patriota dolën para shiut e ku janë pas shiut?  Pasi bie shi “fqinjët tonë” në Maqedoni dalin e mbledhin kërpudha e kërmij, a e dini? Këtë rradhë si duket mblodhën kërpudhat shqiptare e i shitën në treg. T’shet e t’ble ! Sa mirë, mrekulli… shqiptari. “Hajdee flamuj, një flamur 100 denarë !”

Tregtarë flamujsh para shiut  dhe  tregtarë kërpudhash pas tij. Iku 100 vjetori i shqiptarëve e ku tash bre burrni? N’dreq të zi! Aq e patëm? Aq për Shqipëri  ? “Ani kush, pra, me i pri kombit  , ju, do pyka bijtë prej llomit , qi “shqiptarë” vedit i thoni, jo pse ju Shqypninë e doni,jo pse ju ndo ‘i send kuptoni.”  po se veç “Rroftë Shqipëria!” një herë në 100 vjet thoni! 

E ç’do të thoshka patriot  “sot për sot në Shqipëri? Një tuf’  ah e një tuf lotë, një njeri i pa njeri !  ” …një kërpudhë e një grusht shi . Lum me ty e mejr ti me ne Shqipëri!

Lajme të ngjashme

Back to top button