Testi i tretë i kancelares Merkel për COVID-19 është negativ

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka rezultuar negative në testin e saj të tretë të koronavirusit, ka thënë zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kancelarja do të vazhdojë të zbatojë detyrat e saja zyrtare përderisa është në vetë-izolim në shtëpi brenda disa ditëve në vijim”, tha Seibert për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Kancelarja 65-vjeçare hyri në vetë-izolim më 22 mars, dy ditë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 mjeku i kancelares i cili i dha një  një vaksinë paraprake.

Edhe dy testet e mëparshme të kancelares Merkel për COVID-19 ishin negative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button