Thaçi e ftoi Kurtin për takim konsultativ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar ftesë zyrtare kryeministrit të Kosovës në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim konsultativ, në zyrën e presidentit, më 1 prill.

Në ftesën e presidentit Thaçi thuhet që pas mocionit të mosbesimit të qeverisë, ai do të ndërmerrë hapat e përcaktuar me Kushtetutë.

“Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit, transmeton REL.

Presidenti Thaçi, më herët ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të nisë takimet me liderët e partive politike, për të shqyrtuar hapat e mëtejmë pas mocionit të mosbesimit për qeverinë.

Më 25 mars, me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti u iniciua nga partnerja e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button