fbpx

Vetëm ne jemi faktorët kryesor të këtij kaosi në shoqëri

Po ecja në një  rrugë që sado që të shpejtoja hapat aq e më tepër po më shtohej rruga. Ritmet e ndryshme të jetës na bënin që mos të dimë se në cilën rrugë duhet të ndalemi e cilën duhet ta kalojmë pa menduar. Ja që u ndesha gjatë gjithë jetës me rrugë të tilla që më bën të ulem te mendoj e të shkruaj pa menduar. Labirintet e jetës më kanë hutuar kohët e fundit e sikur nuk po mundem të gjej zgjidhjen e duhur. Mendova se kishim një bashkim diku dhe kjo më doli si rruga e shpresës dhe përparimit tim por edhe të rinjve në përgjithësi. Ja që nuk doli ashtu.

Rruga e atij bashkimi që unë e mendova të futem e të grumbullohemi  të gjithë së bashku ,të mbisundojë suksesi dhe puna jonë  nuk kishte qenë ashtu. Ajo më doli vetëm sikur një pikturë e pikturuar bukur ,shkruar se e kanë punuar të gjithë por në realitet atë e ka bërë vetëm një njeri. Menduam se mendimet tona do të jenë përkrahëse dhe se do të jetë vërtetë një bashkim ashtu siç është titulluar por ja që kishim gabuar. Nuk është thënë kotë se nga gabimet marrim mësim.

Sapo fillova të mendoj rreth gjërave,ndryshimeve që duhej të bëja për të qenë ne dritarja e ardhmërisë mu shtanguan këmbët dhe mbeta në ulësen e dikurshme ,me fjalët e së kaluarës se ne nuk mund të jemi së bashku.

Shumica prej nesh mund të parashtrojë pyetjen si mundet një gjë e tillë?


Me shume gëzim do t’ia jepja përgjigjen se kur çdo gjë është e përgatitur nëpërmjet lidhjeve që janë duke na  shkatërruar  neve si rini nuk mundem të them se ne jemi sëbashku .Fjala sëbashku ngërthen në vete një kuptim të plotë ,një obligim që unë jam e bindur se jo çdonjëri prej nesh mund ta mbajë një gjë të tillë. Sikur një zë nga larg nuk po më lë të shkruaj për bukuritë dhe gjërat magjepse që ne mund ti kemi. Shkatërruesit e vetëm jemi ne dhe askush tjetër. Mendova njërën nga rrugët se ishte zgjidhje më e mirë për mua, e zgjodha atë,fillova ecjen me ngadalësi për të mos dështuar ngase ne jemi mësuar që në rrugë të na dalin pengesa dhe të dështojmë. Edhe pse isha e sigurtë në ato hapa,nuk pata dobi,në brendinë e asaj rruge më dolën disa rrugica që qartë tregonin  manipulimet .E këtu fillova të mendojë:SI TË SILLEM,KUSH JANË MANIPULUESIT?

Njerëzit ishin manipuluesit e vetëm,e si të sillemi ne ishte pyetja e të gjithë moshatarëve të mi që ndodheshin në të njëjtën rrugë.

Andaj  po ju drejtohem me fjalët e vetme o populli im: Mos mendoni se drejtësia mund të mbisundojë,ajo është zhdukur nga vetë ne,mos mendoni se ka zgjedhje reale pasi manipulimi është miku ynë tani më,mos prisni sinqeritet ,mos prisni që të tjerët t’iu përkrahin vetëm se e meritoni, jo, jo.

Ne asnjëherë nuk ndihmojmë pa pasur dobi,ne nuk e përkrahim atë që e meriton,ne krijojmë këto rrugë të vështira dhe vetëm ne.

Ne dhe vetëm ne jemi faktorët kryesorë të këtij kaosi në shoqëri.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button