Sindikata me 3 propozime deri te Qeveria: Prej 4 deri më 20 prill të shpallen ditët jopune

Jakim Nedelkov, kryetar i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) paralajmëroi nisjen e fushatës kundër uljes së pagës së punonjësve në arsim, shkencë dhe kulturë, transmeton Portalb.mk.

Konfederata për sindikata të lira (KSL), pjesë e së cilës është edhe SASHK-u, paraprakisht ka propozuar deri te Qeveria e RMV-së tri masa për parandalimin e përhapjes së virusit korona:

-Ditët nga 4 deri më 20 prill të shpallen si ditë jopune, duke e marrë parasysh se në këtë periudhë janë vetëm nëntë ditë pune, për shkak festave. Në këtë periudhë, ora policore të zgjasë më shumë, ndërsa policia rreptësisht të kontrollon hyrje/daljet e qyteteve.

Shitoret të punojnë me një ndërrim, ndërsa në hyrje të marketeve detyrimisht të vendosen dezinfektues dhe maska në hyrje, si dhe të maten temperaturat e të gjithëve. Ndërkohë të favorizohet blerja online. Pagesën për këta punëtorë (përveç ndërmarrjeve të fuqishme) ta kryen shteti.

-Qeveria të fillon me realizimin e projekteve kapitele, si dhe planifikimin e projekteve të reja, pasi mënyrë e suksesshme për dalje nga kriza ekonomike është realizimi i investimeve kapitale, duke angazhuar sa më shumë punëtorë dhe kompani, prioritet ato vendore.

-Të krijohet Fondi solidar në nivel kombëtar për punëtorët që kanë humbur ose do të humbin vendin e punës.

Ndryshe, sot edhe një pacient 79 vjeçar nga Dibra ka ndërruar jetë në klinikën e Shkupit nga virusi korona. Pacienti është diagnostifikuar pozitiv me virusin korona më 23 mars, ndërsa gjendja e tij pasi është përkeqësuar, më  25 mars është hospitalizuar në klinikën në Shkup.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

LEXO: 26 raste të reja me virusin korona, një i vdekur dhe 9 të shëruar, shkon në 285 numri i të infektuarëve nga virusi në RMV
LEXO: Sindikatat e punonjësve në sektorin publik dhe administratë janë kundër uljes së pagave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button