fbpx

Këtë vit Kosovën e njohën 11 shtete

Përzierja e kompetencave të qeveritarëve që merren me politik të jashtme, gara mes tyre për t’i marr meritat për njohje, paralajmërimet për njohje nga vendet e ndryshme, janë disa nga skandalet me të cilat është përballur diplomacia kosovare në vitin 2012. Shteti i fundit që e ka njohur Republikën e Kosovës është Pakistani. Por, me ose pa njohjen e këtij shteti numri i njohjeve mbetet i paqartë.

Sipas listës zyrtare të shteteve që e kanë njohur Kosovën, e cila figuron në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kosova është njohur nga 96 vende, përjashtuar njohjen e fundit, shkruan “Zëri”.

Sidoqoftë, Kosova në këtë vit është njohur nga 11 shtete, që deri më tash i bijë më pak së një brenda muajit.

Nga ana tjetër, autoritete Kosovare asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje që të thonë saktë, se sa vende e kanë njohur Kosovën.

Në fillim të vitit drejtues të ekzekutivit patën thënë se Kosova do të njihet nga 100 shtete. Artan Behrami nga Ministra e Punëve të Jashtme, vlerëson se ky vit ka qenë i suksesshëm në raport me diplomacinë kosovare.

“Çdo muaj kemi sjellë nga një njohje. Kjo është një meritë e qytetarëve të Kosovës. Këtë vit kemi pasur njohje nga vende të rëndësishme”, tha Behrami.

Ai thotë se autoritete e ministrisë kanë vizituar shumë vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Sipas tij, Kosova nuk synon veç shtimin e njohjeve, pore dhe anëtarësimin ne OKB.

Nga ana tjetër, ish ministri i Punesë të Jashtme, Skënder Hyseni, thotë se askush në Kosovë, përfshirë edhe spektrin politik, nuk e di saktë se sa shtete e kanë njohur Kosovën.

“Me një vështirmë të thjeshtë shihen dështimet në të gjitha fushat. Në planin e njohjeve ka një seriozitet të munguar total. Kjo gjë e ka dëmtuar procesin e njohjeve, dhe ka venë në situatë të pa lakmueshme shumë shtete”, tha Hyseni.

Lajme të ngjashme

Back to top button